01 Maj 2024

Velijaj dyshohet të ketë blerë banesë me paratë publike të Kosovës

Prishtinë, 5 gusht - Natalie Velijaj, shtetasja gjermane e dyshuar për kryerjen e një sërë veprash penale në Kosovë, dyshohet të ketë blerë edhe apartament me paratë publike të Kosovës.

Për këtë shkak me kërkesë të Prokurorisë së EULEX-it është aplikuar masa e ngrirjes së përkohshme ndaj apartamentit të saj në lagjen “Lakrishte” në kryeqytet.

Megjithatë mbrojtja e Velijajt e cila dyshohet t’i ketë përvetësuar 1.4 milionë euro gjatë fazës së pagesave nga Ministria e Punëve të Brendshme kryente për kompaninë austriake OeSD, thotë që banesa nuk është blerë me paratë për të cilat ajo po hetohet.

Zëdhënësi i EULEX-it, Blerim Krasniqi. Ka bërë të ditur për gazetën se ky mision është duke zhvilluar një hetim të gjerë të këtij rasti, shkruan Koha Ditore.

“Për këtë arsye nuk mund të bëjë ndonjë koment të veçantë në lidhje me kërkesën e prokurorisë për ngrirjen e përkohshme të apartamentit të Natalie Velijajt”, ka shtuar Krasniqi.

Ai ka theksuar se aplikimi i masës së ngrirje së përkohshme të aseteve sipas neneve 264 dhe 265 të Kodit të Procedurës Penale, mund të realizohet atëherë kur një hetim është duke u zhvilluar dhe prokurori dëshiron të parandalojë transferimin apo tërheqjen e parave nga llogaria bankare, përderisa procedura penale të finalizohet dhe të përfundojë.

Nuhi Paçarizi, avokat i Velijajt, ka theksuar se Gjykata Themelore më Prishtinë ka lëshuar në korrik një urdhëresë [ër ngrirje të përkohshme të banesës së klientes së tij për një periudhë njëmujore.

/Koha Ditore/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)