29 Prill 2024

Velija pritet të zbulojë emrat e skandalit të pasaportave

Prishtinë, 16 dhjetor - Natali Velija pritet që para organeve të drejtësisë, të martën, të saktësojë emrat e pesë zyrtarëve të Ministrisë së Punëve të Brendshme të cilëve pretendon se ua ka dhënë haraçin për tenderin e pasaportave.

Në listë ka edhe një zyrtar të Ambasadës së Austrisë në Prishtinë.

Sipas burimeve të \"Kohës Ditore\", përveç që do te tregojë emrat Velija do të tregojë edhe për shumën që është dhënë si mitë për tenderin, po e cila nuk është në lartësinë e 1.4 milionë eurove, sa është pretenduar në fillim.

\"Pra , bëhet fjalë për pesë persona, zyrtarë të lartë të MPB-së, që zonja Velija thotë se ua ka dhënë diku 800 mijë euro\", ka thënë burimi i gazetës.

\"Diku 150-200 mijë euro i ka dhënë kesh, e të tjerat nëpërmjet bankës, që prokuroria e di saktë ku kanë përfunduar\".

Prej se ka ndodhur skandali me pasaportat, Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, ka larguar përkohësisht tre zyrtarë të ministrisë së tij, një këshilltar e ka larguar përgjithmonë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)