Vdes serbi Milan Gvero i akuzuar për krime në Bosnje
Beograd, 19 shkurt - Ka vdekur serbi i Bosnjes, gjenerali Milan Gvero, i cili është akuzuar për krime kundër njerzimit gjatë vitieve 1992-1995 në luftën në Bosnje.
Avokati Dragan Kërgoviç i tha agjencisë serbe të lajmeve Tanjug se Gvero vdiq në një spital të Beogradit në ditën e diel pas një amputimi në këmbë.
Gvero u konsiderua si një ndihmës i afërt me serbo boshnjakun tjetër komandantin e ushtrisë serbe, Ratko Mlladiqin.
Gvero u dorëzua në vitin 2005 në Gjykatën Ndërkombëtare për krime të luftës në ish-Jugosllavi.
Në vitin 2010, ai u dënua me pesë vjet burg për krime lufte, duke përfshirë rolin e tij në masakrën e Srebrenicës në vitin 1995, në të cilën forcat serbe vranë rreth 8.000 meshkuj muslimanë boshnjakë.