Vdes një shtetas i Shqipërisë në një aksident trafiku në Pejë
Pejë, 10 shkurt - Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dje rreth orës 18:20 në fshatin Qyshk të komunës së Pejës ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin ishin përfshirë një automjet kamionët dhe treni i cili ishte duke lëvizur në drejtimin Fushë Kosovë-Pejë.
Në vendngjarje kanë dalë njësitë përkatëse policore si dhe ekipi mjekësor i emergjencës.
Si pasojë e aksidentit një person mashkull shqiptar shtetas i Shqipërisë Emiljan S. (1988) ka ndërruar jetë në vendngjarje, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku kujdestar, ndërsa dy tjerë po ashtu meshkuj shqiptarë të Shqipërisë Hasan S. (1968) (drejtues i mjetit) dhe Ronaldo S. (2000) kanë pësuar lëndime të rënda.
Drejtuesi i dyshuar i mjetit (Hasani) është dërguar në QKUK Prishtinë ndërsa i lënduari tjetër në spitalin rajonal në Pejë për tretman mjekësor.
Ne vendin e ngjarjes është konstatuar se deri te aksidenti kishte ardhur për deri sa treni ishte duke qarkulluar në drejtim të Pejës nga drejtimi i Fushë Kosovës , dhe me te arritur ne fshatin Qyshkë KK Pejë pa pritmas ngasësi i dyshuar i kamionetës nga krahu i majtë ka fillu të kalojë rrugën ne krahun e djathtë,dhe në atë moment është goditur nga Treni me pjesën e parë ballore në anën anësore te djathtë, me qerastë e ka bartur disa metra ne drejtim te Pejës.
Automjeti ishte i tipit Kamionët Mercedes me ngjyrë te kuqë, me targa te regjistrimit vendor ,ndërsa treni ishte i udhëtarëve
(nr 10) drejtuar nga viktima.
Trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar në IML për obduksion ndërsa drejtuesi i trenit është liruar.