18 Maj 2024

Vdes një person në aksident trafiku

Prishtinë, 14 maj - Policia e Kosovës ka bërë të ditur se sot rreth orës 09:30, ka pranuar informatën se në rrugën magjistrale Prishtinë – Gjilan në afërsi të liqenit të Badovcit ka ndodhur një aksident trafiku ku për pasojë një person ka vdekur ndërkaq një tjetër është lënduar.

Në këtë aksident janë përfshirë një autobus dhe një  veturë e tipit  “BMW” ngjyrë e kaltër , që të dyja me targa të  Kosovës.

Hetuesit e trafikut rajonal menjëherë pas marrjes së informacionit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë ekspertimin e vendngjarjes.

Analizuar rrethanat në të cilat ka ndodhur aksidenti, si dhe mbështetur në rezultatet e para të ekzaminimit të vendngjarjes, hetuesit kanë ngritur dyshimin e bazuar se deri tek aksidenti ka ardhur në momentin kur drejtuesi i automjetit “BMW” ,i cili ka qenë duke lëvizur nga drejtimi i Gjilanit për në Prishtinë me të arritur në segmentin e sipër cekur rrugor duke mos respektuar shenjat e trafikut ka bërë tejkalim të parregullt duke kaluar në shiritin e kahjes së kundërt të rrugës dhe duke u ndeshur kështu me pjesën e përparme drejtpërsëdrejti me autobusin i  cili në atë moment ishte duke lëvizur në drejtimin Prishtinë – Gjilan në shiritin e rregullt.

Si pasojë e këtij aksidenti në vendin e ngjarjes ka ndërruar jetë:  S. M, mashkull 69 vjeç, shtetas Kosovar, (vozitësi i veturës BMW )

vdekja e të cilit është konfirmuar nga ana e mjekut prezent në vendngjarje, përderisa lëndime trupore ka marrë,  I. M i mitur, mashkull, shtetas Kosovar, ( pasagjer i veturës BMW) i cili është dërguar në QKUK për  trajtimin mjekësor.

Trupi i pa jetë i viktimës me urdhër të prokurorit të shtetit është dërguar për obduksion, ndërkohë që hetuesit trafikut rajonal po punojnë me intensitet të shtuar për sqarimin e të gjitha rrethanave që kanë sjellë deri te ky aksident tragjik.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)