14 Maj 2024

Vdes një i paraburgosur në Dubravë

Prishtinë, 8 shtator - Sipas informatave të KMDLNj- së, në Qendrën Korrektuese në Dubravë, pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore ka vdekur i paraburgosuri P. L nga Gjakova i lindur më 4 janar 1937 dhe i cili në Q.K të Dubravës është nga data 13 shtator 2013.

I paraburgosuri P.L është trajtuar në stacionarin e Burgut të Dubravës si dhe nga data 13.05.2014 deri më 28.05.2014 është trajtuar në Spital Rajonal të Pejës, Reparti për sëmundje të brendshme. Gjithashtu, nga data 01.06.2014 deri  më 05.06.2014 ka qëndruar për trajtim në Spitalin Rajonal në Pejë, Njësia e Sëmundjeve koronare.

Pasi shëndeti i tij nuk ka treguar përmirësim përsëri është dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës me 10.08.2014.

Ndërkaq me datë 06.09.2014 pacienti P.L gjatë vizitës rutinore është ankuar se ka vështirësi gjatë frymëmarrjes dhe sy të ënjtur dhe është trajtuar me terapi që i ka caktuar mjeku.

Sipas raportit të mjekut kujdestar që e ka KMDLNj, në ora 20:45 është ftuar me urgjencë për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore të paraburgosurit P.L i cili kishte pamje cianotike, frymëmarrje të rralluar dhe të çrregullta, TA të pamatshëm si dhe me puls karrotid që nuk pulpohej.

Përkundër përpjekjeve të reaniminimit kardiako – pulmonar është konstatuar vdekja në ora 20:55 të njëjtës ditë.

Gjatë vizitave monitoruese KMDLNj ka vizituar të paraburgosurin P.L i cili ishte ankuar se vuan nga shumë sëmundje dhe se në stacionarin e burgut të Dubravës përkundër angazhimeve të personelit shëndetësorë nuk ka kushte për trajtimin e tij duke kërkuar të transferohet në QKUK apo në Spitalin Rajonal të Pejës.

KMDLNj ka kërkuar dhe kërkon që me urgjencë të ndërtohet një njësi spitalore brenda Burgut të Dubravës i cili do të kompletohej me staf profesional përkatës për trajtimin e rasteve në mënyrë që të mbrohet shëndeti i personave të privuar nga liria si njëra ndër drejtat elementare të personave të privuar nga liria.

KMDLNj i bën thirrje Ministrisë së Shëndetësisë që me urgjencë të ndërtojë një spital për personat e privuar nga liria sepse Stacionari i Burgut të Dubravës nuk i plotëson kushtet për trajtimin e rasteve të rënda siç ishte rasti i P.L i cili ishte i moshës 77 vjeçare.

KMDLNj kërkon që rasteve të tilla për shkak të moshës së shtyrë, sëmundjeve të rënda t’u mundësohet qëndrimi jashtë objekteve të burgut.

KMDLNj pret rezultatet e obduksionit në mënyrë që të ketë pasqyrë të qartë për këtë rast.
KMDLNj vlerëson se Qendra Korrektuese në Dubravë domosdoshmërish duket ta ketë një spital apo njësi spitalore ku do të trajtoheshin të gjithë personat e privuar nga liria (qendrat e paraburgimit dhe qendrat korrektuese të tjera ) nga mbarë territori i Kosovës.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)