26 Dhjetor 2024

Vdes një i burgosur në Spitalin Rajonal të Pejës

Prishtinë, 10 gusht - Shërbimi Korrektues i Kosovës, njofton opinionin publik se sot rreth orës 10:50 në Spitalin Rajonal të Pejës, ka ndërruar jetë i burgosuri R.Sh viti i lindjes 1937.

I burgosuri ka qenë i shtrirë në Stacionarin e Burgut tërë kohën si pasojë e sëmundjeve të rënda kronike të zemrës, mushkërive, sëmundjeve neurologjike, të prostatës, fytit, si dhe pamjaftueshmërisë së veshkave, sëmundje këto me të cilat ka ardhur në burg në fillim të vitit 2018.

Si pasojë e sëmundjeve dhe moshës, gjendja e tij ka qenë duke u përkeqësuar në vazhdimësi, ndërsa sot para se të nisej për hemodializë, gjendja e tij nuk ka qenë stabile, me urdhëresë të mjekut kujdestar, me urgjencë është dërguar në Spitalin Rajonal  të Pejës, nën përcjellje të stafit mjekësor dhe me autoambulancë.

Përkundër përpjekjeve të vazhdueshme të stafit në burg, gjatë transportit e edhe në Spitalin Rajonal në Pejë, i burgosuri ka ndërruar jetë.

I njëjti është njëri ndër rastet për të cilët është kërkuar ndërprerja e dënimit për shkaqe shëndetësore, por nuk është aprovuar kjo kërkesë.

Gjatë kësaj periudhe është vaksinuar me të dy vaksinat antiCOVID-19.

Organet kompetente janë duke i zhvilluar procedurat ligjore. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)