16 Maj 2024

Vdes një i burgosur në Qendrën Korrektuese të Dubravës

Prishtinë, 24 maj – Sot rreth orës 08:30 të mëngjesit në Qendrën Korrektuese të Dubravës, ka ndodh një incident, ku i dënuari A. K, i lindur me 15.04.1986, me të filluar aktivitetet sportive në këtë Qendër, është ngjitur mbi konstruksionin e metalit të fushës se sportit, ku edhe ka rënë nga ajo lartësi.

Menjëherë kanë reaguar shërbimi shëndetësor ku i është dhënë ndihma mjekësore, ndërsa është transportuar në Spitalin Rajonal në Pejë.

I burgosuri në fjalë në Spitalin Rajonal në Pejë ka arritur rreth orës 09:00, kurse në ora 09:30 ka ndërruar jetë.

I njëjti ka qenë i dënuar me tri vite burgim për veprën penale \"Grabitje\".


 
   
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)