Vdes në vendin e punës, pasi bie nga skelet
Mitrovicë, 15 qershor- Raportohet se viktima mashkull shqiptar derisa ka qenë duke punuar në një objekt në ndërtim e sipër ka rënë nga skelet me çrast ka pësuar lëndime të rënda ku edhe ka vdekur. Rasti ka ndodhur në Mitrovicë.
Policia njofton se vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Në vendngjarje kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, thuhet në raportin e policisë.