Vdes edhe një punëtorë i lënduar në vendin e punës
Prishtinë, 27 gusht - Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë ka bërë të ditur së nga Qendra Klinike Universitare në Prishtinë ka pranu njoftimin se ne repartin intenziv ka ndërruar jetë viktima M.B.(1994) i cili ishte i hospitalizuar disa ditë me heret pasi që i njeti duke punuar në ndërtimtari ishte rrezuar dhe kishte marre lendime te renda trupore në fshatin Kashicë Komuna Istog.
Lidhur me ketë është informu prokurori i shtetit i cili urdheron qe te intervistohen familjaret rreth ndonjë dyshimi të mundshëm ne rast.
Rasi është cilësuar si ‘Hetim i vdekjes. Hetuesit policor kanë kryer të gjitha veprimet e nevojshme në koordinim të plotë me prokurorin e shtetit dhe trupi ju lirohet familjarëve. Rasti mbetet nën hetim.