Vdes Astrit Dehari i paraburgosuri në burgun e Prizrenit
Prishtinë, 5 nëntor - Shërbimi Korrektues i Kosovës, ka bërë të ditur se në rrethana ende të pasqaruara, i paraburgosuri Astrit Dehari i cili ishte aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje ndërroi jetë në Spitalin Rajonal të Prizrenit.
Shërbimi Korrektues i Kosovës, shpreh keqardhje të thellë për rastin tragjik të ndodhur sot në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.
Shërbimi Korrektues i Kosovës, në bashkëpunim me institucionet tjera përgjegjëse, së shpejti do të japin raport për rrethanat dhe detajet e këtij akti tragjik.
I pandehuri A.D. ishte në paraburgim për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale nga neni 136, par. 1, lidhur me nenin 135, par. 1, nënpar. 1.7 të KPRK-së dhe dyshim i bazuar për veprën penale neni 374 par. 1 të KPRK.