Vdekje e dyshimtë në rrugën Perandori Justinian në Prishtinë
Prishtinë, 9 shtator Policia e Kosovës, ka njoftuar se ka marrë informatën për një vdekje të dyshimtë në rrugën Perandori Justinian në Prishtinë.
Menjëherë pas marrjes së informatës në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga njësiti rajonal për hetimin e krimeve si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes.
Nga ana e ekipit mjekësor është konstatuar vdekja e viktimës A. Xh 43 vjeçare.
Pas konsultimit me prokurorin kujdestar, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion.
Hetuesit policor janë në pritje të raportit zyrtar nga Instituti i mjekësisë ligjore për të konfirmuar rrethanat shkakun e vdekjes.