Vazhdon seanca gjyqësore kundër Fatmir Lumajt
Prishtinë, 18 shtator - Sot në Gjykatën e Apelit në Prishtinë do të vazhdojë seanca gjyqësore në rastin Kleçka, pasi kjo gjykatë dje vendosi ta kthej në rigjykim. Seanca gjyqësore do të filloj në ora 10:00, ku të pranishëm do të jenë tre dëshmitarë.
Ndërsa, në seancën e djeshme procesi filloj me dëshmitarin e parë që ishte Afrim Zogaj, vëllau i dëshmitarit X në procesin e kaluar, Agim Zogaj.
Procesi po udhëhiqet nga një kolegj gjyqësor i Gjykatë së Apelit, e të pranishëm ishin të akuzuarit bashkë me mbrojtjen e tyre.
Se a do të marrë pjesë në seancën e sotme gjyqësore Fatmir Limaj, duke marr parasysh se sot në të njëjtën kohë zhvillohet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, për këtë ka folur dje avokati Tomë Gashi.
Është shumë e qartë se unë nuk mund të përgjigjem në emër të Fatmir Limajt se a do të jetë ai nesër në seancën konstituive të parlamentit të Republikës së Kosovës por e di saktësisht që Fatmir Limaj do të duhet që nesër në ora 10:00 të jetë në këtë gjykatë sepse është obligim ligjor dhe ai do të respektojë, ka thënë Gashi.