Vazhdon rigjykimi i Haradinajt
Prishtinë, 4 nëntor - Prokurori të premten ka marrë në pyetje një dëshmitar të mbrojtur, i cili ka hezituar të përgjigjet në pyetjet e tij.
Prokurori, me këtë i ka bërë me dije se ai mund të akuzohet për mosbashkëpunim me Gjykatën.
Ndaj kësaj, ka reaguar avokati mbrojtës i cili i ka thënë se dëshmitari e ka të drejtën e heshtjes nëse mendon se me dëshminë e tij do të inkriminonte vetveten.
Me kërkesën e prokurorit të çështjes pjesa më e madhe e seancës është mbajtur me dyer të mbyllura.