24 Dhjetor 2024

Vazhdon operacioni i Policisë së Kosovës në veri

Prishtinë, 26 korrik - Policia e Republikës së Kosovës ka bërë të ditur se grupe qytetarësh serbë kanë vendosur makineri të rëndë në rrugët që të çojnë në veri të Kosovës dhe situata është e ende e tendosur.

Policia me vendim të Qeverisë po vazhdon operacionin për marrjen nën kontroll edhe të pikes kufitare 1 në veri të Kosovës. Njësitë speciale policore mbremë në orët e vona kanë marr nen kontroll piken doganore 31 në pjesën veriore.

Operacioni ka vazhduar prej mbrëmë kur njësitet speciale janë penguar dhe bllokuar nga protestues serb që kishin bllokuar rrugët dhe po tentonin të ndalonin shtrirjen e autoritetit shtetëror të Kosovës në pjesën veriore.

Një pjesëtarë i policisë së Kosovës është plagosur pas mesnate nga një granatë dore, mirëpo ai gjendet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, Policia e Kosovës ka arrestuar 4 serbë në Bërnjak, tek pika 1, pas një përleshje me serbët lokalë.

Sipas burimeve të Qeverisë së Kosovës pika 31 në fshatin Bërnjak është futur nën kontroll, ndërsa vijon operacioni për pikën 1 në Jarinje.

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi sot prej orëve të hershme të mëngjesit ka dalë në vendin e ngjarjes për të ndjekur nga afër situatën.

Thaçi i shoqëruar nga ministri i brendshëm, Bajram Rexhepi dhe ai i jashtëm, Enver Hoxhaj po zhvillojnë takime dhe kontakte intensive me komandantin e KFOR-it, Erhard Buhler dhe zyrtarë ndërkombëtarë të NATO-s dhe OKB-së lidhur me situatën e krijuar.

Gjithashtu mësohet se nga Serbia ka arritur shefi i delegacionit serb në bisedimet Kosovë-Serbi, Borko Stefanoviç.

Autoritetet në Prishtinë thanë se vendimi për vendosjen e njësive të posaçme të policisë ishte veprim në përpjekje për të zbatuar vendimin për ndalimin e importeve nga Serbia i cili nuk po zbatohej në atë pjesë të Kosovës ku nuk funksionojnë doganat e vendit.

Përfaqësues të serbëve në veri thanë se nuk do të lejojnë vendosjen e kontrollit nga policia e Kosovës dhe kanë shfaqur drojën se situata mund të përshkallëzohet.

Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës tha se po bëhen përpjekje që gjendja të mbahet nën kontroll, ndërsa u ka bërë thirrje qytetarëve serbë që të përmbahen.

EULEX thekson se nuk është e përfshirë në asnjë lloj mënyre me operacionin e zhvilluar nga grupet speciale të policisë së Kosovës.

Në veri ndërkohë janë parë përforcime të KFOR-it, ndërsa komandanti i paqeruajtësve të NATO-s, gjenerali gjerman Erhard Buhler, u ka bërë thirrje siç thuhet të gjithë qytetarëve të Kosovës që të mos reagojnë me dhunë ndaj situatës aktuale në veri.

Ai ka theksuar se KFOR-i nuk pranon kurrfarë dhune dhe se në një shoqëri demokratike mendimet e ndryshme apo qëndrimet kundërthënëse duhet të zgjidhen në mënyrë paqësore.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)