14 Janar 2025

Vazhdon mbështetja e USAID për Ministrinë e Drejtësisë

Prishtinë, 12 janar - Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi ka pritur sot në takim përfaqësues nga zyra e USAID të udhëhequr nga drejtori i këtij misioni, Janes Hopes, me të cilët ka diskutuar për prioritetet në fushën e sundimit te ligjit.

Gjatë këtij takimi u bisedua për vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit dhe implementimin  e projekteve të përbashkëta në sektorin e drejtësisë.

Përfaqësuesit e USAID kanë shprehur gatishmërinë për të mbështetur sektorin e drejtësisë përmes një varg projekteve siç janë; koordinimin e donatorëve, në të drejtën e pronës, efikasiteti, llogaridhënia dhe pavarësia e sektorit të drejtësisë, harmonizimi i ligjeve etj. 

Gjithashtu është diskutuar për asistencën e USAID-it në procesin e rishikimit strategjik të sektorit të Drejtësisë, si dhe janë shfaqur pikëpamjet lidhur me punën e deritanishme të suksesshme të USAID-it në fushën e sundimit te ligjit.

Ministri Kuçi ka falënderuar përfaqësuesit e USAID për ndihmën që ka dhënë dhe po vazhdon të jep USAID në veçanti për Ministrinë e Drejtësisë.

Ai ka prezantuar prioritete e MD-së ndër të cilat duke i veçuar çështjet civile dhe nevojën për të bërë një vlerësim profesional të pavarur, të paanshme, dhe te gjithëmbarshëm te sektorit te drejtësisë. 

Në fund ishte qëndrim i përbashkët që të vazhdohet me tema të veçanta të grupeve teknike dhe që të ketë takime të rregullta të hartuesve të politikave.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)