18 Janar 2025

Vazhdon lirimi i Pronave të uzurpuara

Prishtinë, 21 qershor – Prokuroria Themelore në Prishtinë në bashkëpunim me Policinë  e Kosovës, pas hetimeve të kryera dhe grumbullimit të provave materiale, kanë zhvilluar sot një aksion për lirimin e lokaleve të shitura e të uzurpuara.

Aksioni është realizuar në dy lokacione, njëri tek  Zonën Industriale në Prishtinë dhe tjetri në rrugën Haxhi Zeka në Prishtinë.

Operacioni është realizuar me urdhër të Gjykatës  Themelore në Prishtinë, ku janë liruar lokalet afariste, të uzurpuara në mënyrë të kundërligjshme.

Këto prona të cilat kanë qenë të  uzurpuara deri më tani, me urdhër të gjykatës kompetente i  janë  nënshtruar  procesit të sekuestrimit.

Prokuroria  Themelore, Departamenti i  Përgjithshëm,  pas përfundimit të hetimeve  ndaj të dyshuarve do të ngrit akuzë për veprën  penal “uzurpim i paligjshëm i pronës së paluajtshme” neni 332–KPRK-së.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)