15 Janar 2025

Vazhdon ikja masive nga Kosova

Prishtinë, 10 shkurt - Qytetarët e Kosovës te lodhur nga varfëria dhe te pakënaqur me qeverisjen e vendit po vazhdojnë të largohen, pavarësisht problemeve dhe peripecive në Serbi dhe Hungari.

Largimi masiv i kosovarëve drejt vendeve të Bashkimit Evropian (BE), po bëhet edhe nga ata të cilët e kanë një vend pune e që marrin një pagë mujore - mbi mesataren e zakonshme në Kosovë.

Fatin e largimi të punëtorëve nga vend i punës, në drejtim të shteteve të BE-së, e kanë edhe kompani të mëdha në vendin tonë.

Rrjetit të qendrave tregtare ETC i janë larguar deri më tani disa punëtorë. Kjo e ka brengosur edhe njërin prej biznesmenëve më të mëdhenj në vend, Ramiz Kelmendin.

“Po, ka ikje. Më e keqja është që po na ikin profesionistët. Po na ikin ata me zanate, me përvojë pune. Na duhet kohë t’i krijojmë ata”, ka deklaruar Kelmendi për Gazetën Fjala.

Me pasoja edhe më të mëdha po ballafaqohet ndërmarrja Europlast. Kësaj i kanë ikur deri tash gjashtë punëtorë.

“Se kanë lënë për rroga. Ato i kanë marrë me rregull që nga viti 2006”, ka theksuar pronari i kësaj ndërmarrje, Ragip Berisha.

Nga kjo ikje janë prekur edhe kompani të fuqishme nga qyteti i Vushtrrisë si fabrikat e mobiljene Bini e Berto te cilave u kanë ikur dhjetra punëtorë.

Megjithë apelet e shumta dhe thirrjet e vazhdueshme, edhe sonte nga Kosova drejt Serbisë janë nisur shtatë autobusë.

Ikjet po vazhdojnë çdo natë dhe deri më tani një numër i madh i qytetarëve e kanë lëshuar vendin e tyre.

Numri i atyre që po largohen çdo natë arrinë rreth 800 deri në 1000 persona. 

Zakonisht në fundjavë ikjet janë më të shumta pasi që jo pak autubusë kanë linjat e tyre të rregullta për Austri, Gjermani e vende tjera të Europës.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)