23 Dhjetor 2024

Vazhdon identifikimi i shtetasve kosovarë në Japoni

Prishtinë, 11 mars - Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës po vazhdon me identifikimin e shtetasve kosovarë në Japoni.

Me ndihmën e Ambasadës në Tokoi, MPJ ka arritur të identifikojë edhe katër shtetas tjerë kosovarë që jetojnë dhe punojnë në Japoni. Numri i shtetasve kosovarë të identifikuar në Japoni është gjithsejtë nëntë.

Shtabi i krizave në MPJ tash për tash është në komunikim me shumicën e shtetasve të Kosovës, derisa po vazhdojnë përpjekjet e vazhdueshme për të komunikuar dhe identifikuar edhe me shtetas tjerë të mundshëm në Japoni.

Sipas informacioneve që vijnë nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Tokio, situata në Japoni është e paparashikueshme, megjithatë, shumica e shtetasve kosovarë janë jashtë zonave të rrezikut. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)