14 Maj 2024

Vazhdon gjyqi ndaj Haradinajt

Hagë, 26 qershor - Në Gjykatën e Hagës vazhdon seanca përmbyllëse e procesit të pjesshëm gjyqësor ndaj ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj dhe dy ish-bashkëluftëtarëve të tij, Lahi Brahimaj dhe Idriz Balaj, të cilët akuzohen për kinse krime lufte të kryera në Kosovë, ku mbrojtja do të vazhdojë të thotë fjalën përfundimtare.

Prokurori në fillim të dëshmisë së tij, dje ka folur për lidhshmërinë e tre të akuzuarve dhe bashkëpunimin që ata e kanë pasur për, siç tha prokurori, “krime në zonën e Dukagjinit”.

”Ramush Haradinaj në saje të pozitës së tij me autoritet që erdhi si rezultat i një respekti që ai e fitoi, pra si një hero, si komandant dhe përmes gjirit të tij familjar, ai pati mundësi t’i influenconte në sjelljen e të tjerëve dhe në veçanti dajës së tij, Lahi Brahimaj dhe Idriz balaj, sikurse edhe ushtarëve të tjerë që i kishte nën komandë”, theksoi ai. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)