Vazhdon gjykimi ndaj Oliver Ivanoviqit
Mitrovicë, 4 gusht - Gjykimi ndaj liderit të SDP-së, Oliver Ivanoviqit dhe katër serbëve të tjerë të akuzuar për krime lufte ndaj popullatës shqiptare gjatë viteve 1999 2000 do të vazhdoj edhe sot në Gjykatën Themelore në Mitrovicë.
Pritet që gjatë seancës së sotme të dëshmojë avokati dhe ishprokurori i kësaj gjykate, Gani Rexhaj.
Katër të akuzuarit e tjerë janë Dragolub Delibashiq, Ilia dhe Nebojsha Vujaçiq, si dhe Aleksandar Llazoviq.