Vazhdon gjykimi kundër Ramadan Mujës
Prizren, 27 janar - Në Gjykatën Themelore të Prizrenit sot vazhdo procesi gjyqësor ndaj kryetarit të Komunës, Ramadan Muja dhe pesë bashkëpunëtorëve të tij.
Në këtë seancë është parashikuar që Prokuroria të japë vendimin përfundimtare për të akuzuarit.
Avokati mbrojtës i kryetarit Muja, Ruzhdi Berisha, në çdo seancë gjyqësore i ka hedhur poshtë të gjitha akuzat që Prokuroria e EULEX-it i ngarkon klientit të tij.
Një prokurore e EULEX-it, akuzon kryetarin e Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja, si dhe Sadik Paçarizin drejtor i Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor, Avni Ademajn ish-u.d. së drejtorit të Gjeodezisë dhe Kadastrës, Kadri Ukimerin ish-drejtor i Gjeodezisë dhe Kadastrës, Abdullah Tejecin drejtor aktual i Gjeodezisë dhe Kadastrës dhe Minir Krasniqin drejtor i Administratës, për kryerjen e veprave penale gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare.