18 Janar 2025

Vazhdon gjykimi i Zekiria Qazimit për terrorizëm

Prishtinë, 20 maj - Sot në Gjykatën Themelore në Ferizaj vazhdon seanca gjyqësore me shpalljen e aktgjykimit lidhur me rastin e Zekiria Qazimit,  i akuzuar për dy vepra penale rekrutimi për terrorizëm dhe nxitja e urrejtjes, përçarjes ose mos durimit kombëtar, racor, fetar apo etnik.

I akuzuari I.B për tre vepra penale, rekrutimi për terrorizëm nga neni 139 lidhur me nenin 31 të KPRK-së, veprën penale organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist nga neni 143 paragrafi 2 të KPRK-së, si dhe për veprën penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve sipas nenit 374 paragrafi 2 ë KPRK-së.

Të akuzuarit S.T dhe B.B  për veprën penale rekrutimi për terrorizëm nga neni 139 lidhur me nenin 31 të KPRK-së, veprën penale organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist nga neni 143 paragrafi 2 të KPRK-së.

I akuzuari J.K  për veprën penale rekrutimi për terrorizëm nga neni 139 lidhur me nenin 31 të KPRK-së, si dhe të akuzuarit L.K dhe I.K për veprën penale organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist nga neni 143 paragrafi 2 të KPRK-së.                    

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)