23 Dhjetor 2024

Vazhdon evakuimi i shtetasve kosovarë nga Libia

Prishtinë, 26 shkurt - Ministria e Punëve të Jashtme njofton se po vazhdon evakuimi i shtetasve të Kosovës që gjinden në Libi. Evakuimi i shtetasve të interesuar po bëhet përmes aeroplanëve të Republikës së Turqisë.

Sot kanë arritur në Kosovë shtetasit e evakuuar me ndihmën e autoriteteve të Mbretërisë së Holandës, ndërkohë që po sot në aeroportin e Tripolit janë drejtuar përafërsisht 20 shtetas të Kosovës të cilët pritet të evakuohen përmes aeroplanëve të Republikës së Turqisë.

Ministria e Punëve të Jashtme shfrytëzon rastin të falënderojë  autoritetet shtetërore të Mbretërisë së Holandës dhe Republikës së Turqisë për ndihmën e dhënë për evakuimin e shtetasve kosovarë.

Ministria e Punëve të Jashtme përmes Ambasadës së Kosovës në Ankara është e angazhuar intensivisht për evakuimin e të gjithë shtetasve të interesuar për largim nga zonat e rrezikut.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)