Vazhdon diskutimi për mandatin e Misionit të EULEX-it
Prishtinë, 30 maj - Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi priti sot në takim Shefin e Operacioneve Civile të Bashkimit Evropian, Kenneth Dean, Shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, Samuel Zbogar dhe Shefin e Misionit të Bashkimit Evropian në Kosovë, Gabrielle Meucci.
Në këtë takim, Ministri Kuçi ka qenë i shoqëruar nga Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, Kryesuesi i Këshillit Gjyqësorë të Kosovës, Nehat Idrizi dhe nga Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Blerim Isufaj
Gjatë këtij takimi, përfaqësuesit nga te dyja anët kanë prezantuar pozicionet e tyre lidhur me të ardhmen e mandatit të EULEX-it në Kosovë.
Takimet e kësaj natyre pritet të vazhdojnë edhe nesër me krerët më të lartë shtetëror.