Vazhdon diskutimi për mandatin e Misionit të EULEX-it
Prishtinë, 12, maj Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi priti sot në takim Shefin e Operacioneve Civile të Bashkimit Evropian, Kenneth Dean, Shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, Samuel Zbogar dhe Shefin e Misionit të Bashkimit Evropian në Kosovë, Gabrielle Meucci.
Gjatë këtij takimi, Ministri Kuçi dhe përfaqësuesit e BE-së diskutuan çështjet që ndërlidhen me mandatin e EULEX-it në Kosovë, për pozicionet rreth kësaj çështje dhe nevojën për konkludim sa më të shpejtë të një marrëveshje.
Ministri Kuçi shpalosi para të pranishmëve pozicionin e Kosovës dhe gatishmërinë e institucioneve të Kosovës për të ushtruar kompetencat në fushën e gjyqësorit.
Në anën tjetër z. Dean njoftoi Ministrin Kuçi se Bashkimi Evropian është i interesuar për të ndihmuar forcimin e sundimit të ligjit në Kosovë përmes misionit të BE-së dhe formave të tjera përderisa këto të konsiderohen të domosdoshme.