21 Dhjetor 2024

Vazhdon diskutimi dhe hartimi i Projektligjit për Vetingun

Prishtinë, 22 shkurt - Ministria e Drejtësisë është duke zhvilluar punëtorinë dy ditore për hartimin e Projektligji për Kontrollin e Integritetit të Pozitave të caktuara në Sistemin e Drejtësisë, bazuar në kërkesën e Komisionit Ad hoc të Kuvendit për Vetingun.

Projektligji i cili derivon nga Amendamentet Kushtetuese dhe hartohet në përputhje me rekomandimet e Komisionit të Venecias, ka për qëllim të përcaktojë rregullat, kriteret dhe procedurat për kontrollin e integritetit të subjekteve të kontrollit – nivelet e larta në sistemin e drejtësisë.

Tutje sipas draft ligjit,  Autoriteti për Kontrollin e Integritetit do të jetë mekanizmi kompetent për realizmin e këtij procesi, i cili do të bëhet me qëllim të krijimit të një sistemi të drejtësisë të pavarur, paanshëm dhe me integritet.

Sipas kërkesës së Komisionit Ad hoc për këtë proces, drafti i finalizuar i Projektligjit, do t’i dorëzohet Komisionit si autoritet kompetent për finalizimin e mëtejmë dhe procedim tutje.

Pjesë e kësaj punëtorie janë përfaqësues nga Ministria e Drejtësisë, shoqëria civile, partnerët strategjik ndërkombëtar dhe ekspertë të pavarur.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)