17 Janar 2025

Vazhdon bashkëpunimi i KMDLNj-së dhe Inspektoratit Policor

Prishtinë, 7 dhjetor - Këshillin për Mbrojtjen e t të Lirive e të Drejtave të Njeriut në Prishtinë vizituan Kryeshefin Ekzekutiv i Inspektoratit Policor, Hilmi Mehmeti  me bashkëpunëtorë për të biseduar për vazhdimin e bashkëpunimit i cili deri me tani ka qenë i suksesshëm.

Drejtues të KMDLNj-së i urun kryeshefit detyrën e re dhe prezantuan bashkëpunimin mjaft të mirë që kanë pasur deri mëtani me këtë Institucion.

Në këtë takim gjithashtu, KMDLNj prezentoi  punën që bënë në monitorimin e stacioneve policore dhe qendrave të mbajtjes që hynë në competence të Inspektoratit në rast se identifikohen shkelje të drejtave të njeriut nga ana e zyrtarëve policorë.

KMDLNj është i informuar për vështirësitë me të cilat ballafaqohet Inspektorati prandaj ka rekomanduar Ministrinë për Punë të Brendshme dhe ministrin Hyseni të bëjë zgjidhje në mënyrë që qytetarët të kenë qasje më të lehtë gjatë parashtrimit të ankesave.

Në këtë kontekst  KMDLNj edhe më parë në reagime publike por edhe në takime me zyrtarë kompetentë ka kërkuar  të ndahet një lokacion i përshtatshëm për Inspektoratin Policor, i cili do të lehtësonte qasjen e qytetarëve për ankesë por edhe për punën e vet stafit.

KMDLNj vlerësoi lartë punën e këtij institucioni dhe shprehu gatishmërinë që të njejtin bashkëpunim ta vazhdojnë edhe në të ardhmen.

Edhe nga përfaqësuesit e Inspektoratit dhe nga vet kryeshefi ekzekutiv u vlerësua lartë bashkëpunimi I vazhdueshëm me KMDLNj – në dhe pohuan se raportet e KMDLNj – së kanë qenë bazë për ngritjen e shumë rasteve dhe ka ndihmuar shumë në punën e Inspektoratit Policor.

KMDLNj u rikujton qytetarëve të Kosovës se të gjitha ankesat e drejtuar kundër policëve të Policisë së Kosovës  në rast kur janë identifikuar shkeljet  janë adresuar tek Inspektorati dhe nga të njejtët gjithmonë është marrë përgjigje në kuadër të hapësirës kohore.

KMDLNj gjithashtu fton qytetarët që për ankesat që ata kanë drejtuar policëve të adresohen në Inspektoratin e Policisë së Kosovës.

Si shumë pozitive dhe rritje të transparences dhe llogaridhënies të Inspektoratit Policor , KMDLNj e vlerëson faktin se të gjitha palët që trajtohen nga Inspektorati Policor , informohen me ecurinë e shqyrtimit të kërkesave të tyre.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)