Vazhdon arrestimi i aktivisteve të Vetëvendosjes, arrestohet Alket Zeqiri
Prishtinë, 17 mars - Lëvizjes Vetëvendosje ka bërë të ditur se edhe sot ka vazhduar arrestimi i aktivistëve të saj ku sot në orët e hershme të mëngjesit, Policia e Kosovës ka arrestuar aktivistin Alket Zeqiri.
Vetëvendosje thekson se Policia e Kosovës vazhdon të përdoret nga ky pushtet kriminal për ta shtypur Lëvizjen Vetëvendosje! ashtu që të ketë hapësirë të mjaftueshme për ti realizuar interesat e Serbisë në Kosovë.
Aktivisti Alket Zeqiri u arrestua në shtëpinë e tij në Fushë Kosovë, me çrast edhe iu bastis shtëpia, duke i terrorizuar kështu familjarët e aktivistit.
\"I bëjmë thirrje këtij pushteti që të heq dorë nga këto veprime të pista e të padrejta, si përndjekjet ndaj opozitës dhe deportimet e shtetasve shqiptarë, të heq dorë nga marrëveshjet e 25 dhe 26 gushtit si dhe sa më parë të shpallen zgjedhjet e reja\", thekson Vetëvendosje.
Vetëm në këtë mënyrë sipas tyre, mund të kthehet normaliteti në Kosovë.
\"Nëse nuk ndodh një gjë e tillë, situata do të tensionohet edhe më shumë\", thekson Vetëvendosje.