28 Prill 2024

Vazhdojnë problemet për lëvizje të lirë në veri

Mitrovicë, 22 qershor - Lëvizja e lirë për qytetarët shqiptarë që jetojnë në veri, vazhdon të jetë problem. Kështu u tha të premten në takimin e Komitetit të Sigurisë që mbahet në kuadër të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim të Komunës së Mitrovicës.

Drejtori i kësaj drejtorie, Behxhet Bala, tha se banorët e fshatrave shqiptare të Leposaviqit, vazhdojnë të përballen me probleme të mëdha sa i përket qarkullimit të lirë.

Ai tha se me minibusin që lëviz nëpërmjet Zveçanit nuk guxojnë të udhëtojnë të rinjtë, nga frika e ekstremistëve serbë.

Poashtu ai theksoi se edhe banorët shqiptarë që jetojnë në Kodrën e Minatorëve në veri të qytetit kanë probleme të mëdha për lëvizje të lirë. Tha se autobusi i tyre sulmohet shumë shpesh prej grupeve ekstremiste serbe që tentojnë të frikësojnë dhe dëbojnë shqiptarët nga veriu.

Drejtori Bala, kërkoi nga strukturat e sigurisë që të krijojnë kushte për liri të lëvizjes për të gjithë, meqë këto rrethana e kanë vështirësuar se tepërmi jetën e qytetarëve shqiptarë që jetojnë në veri.

“Vetëm hapat konkretë dhe të vendosur do të ndryshojnë për të mirë gjendjen në veri”, tha ai.

Në këtë takim u fol edhe për përgatitjet për të menaxhuar situatën me 28 qershor apo Vidovdanin, me ç’rast pritet serbët kanë paralajmëruar marshim sikur vitet tjera në drejtim të Gazimestanit.

Bala tha se ka njoftime se më atë datë drejt Kosovës nga Serbia do të marshojnë motoristë të shumtë, mandej tifozë të klubeve sportive, por edhe organizata  të ndryshme nacionaliste e kriminale.

Ai tha se strukturat e sigurisë duhet të jenë të përgatitura në mënyrë që  situata të  menaxhohet mirë dhe të mos ketë incidente.

Lidhur me këtë, Nexhip Gashi nga drejtoria rajonale  e policisë, tha se sikur vitet tjera edhe sivjet është përgatitur plani operativ për Vidovdan. Tha se do të rritet numri i policisë në mënyrë që të parandalohen problemet. 

 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)