Vazhdojnë pritjet e gjata në Merdare
Merdare, 12 gusht - Ende po vazhdojnë kolonat dhe pritjet e gjata të qarkullimit të veturave në pikën e kalimit kufitar në Merdare, sidomos në dalje nga Kosova, ku kolonat janë rreth 300 metra të gjata dhe qytetarët presin deri në 3 orë.
Ende po vazhdojnë kolonat dhe pritjet e gjata të qarkullimit të veturave në pikën e kalimit kufitar në Merdare, sidomos në dalje nga Kosova, ku kolonat janë rreth 300 metra të gjata dhe qytetarët presin deri në 3 orë.
Kurse në pikën kufitare Dheu i Bardhë gjendja është normalizuar dhe pritjet janë të shkurtra. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani ka thënë se në dalje nga Kosova qytetarët presin 2 deri në 3 orë, ndërsa në hyrje nuk ka kolona të gjata, megjithatë pritja është nga 40 deri në 60 minuta për vetura dhe 8 deri në 10 orë për kamion me mallra.