Vazhdojnë diskutimet kundër ekstremizmit të dhunshëm në Kosovë
Prishtinë, 26 janar - Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) organizon tryezën me temë: Lufta kundër ekstremizmit të dhunshëm në Kosovë - Angazhimi i komunitetit në parandalim e cila sot në Gjilan.
Qëllimi i këtij projekti i cili mbështetet nga Ambasada Holandeze në Prishtinë, nëpërmjet MATRA Fund është parandalimi i ekstremizmit të dhunshëm nëpërmjet angazhimit aktiv të komunitetit në drejtim të parandalimit të këtij fenomeni.
Në këtë tryezë diskutimi do të fokusohet në masat të cilat duhet të ndërmarrin institucionet shtetërore, bashkësitë fetare në Kosovë, mediat, komunat, për koordinim sa më të mirë në drejtim të luftimit të ekstremizmit të dhunshëm si dhe implementimit sa me të mirë të Strategjisë shtetërore për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm.
Duke marrë parasysh rolin shumë të rëndësishëm që mediat kanë në drejtim të parandalimit dhe luftimit të ekstremizmit të dhunshëm, ne ju mirëpresim.
Në këtë takim të ftuar janë edhe përfaqësues të qeverisjes lokale, shoqërisë civile, bashkësive fetare, Policisë së Kosovës, Qeverisë së Kosovës, prezenca ndërkombëtare në Kosovë, dhe akter tjerë relevant.