23 Dhjetor 2024

Vazhdojnë bombardimet në Tripoli

Tripoli, 22 mars - Ushtria amerikane njoftoi se koalicioni shumëkombësh që po zbaton zonën e ndalim fluturimeve mbi Libi kreu sulme të tjera me 12 raketa kruzë kundër objektivave ushtarake libiane.

Shtetet e Bashkuara po i zhvillojnë sulmet me Britaninë, Francën dhe aleatët e tjerë për të zbatuar zonën e ndalim fluturimit të vendosur nga OKB-ja.

Vendosja e ndalim fluturimit synon mbrojtjen e civilëve libianë nga sulmet e forcave të Gadafit.

Qeveria e Libisë tha se më shumë civilë janë vrarë natën e tretë të bombardimeve nga forcat e koalicionit për të imponuar zonën e ndalim fluturimit.

Shpërthime dhe të shtëna kundërajror janë dëgjuar afër rezidencës së Moamer Gadafit në Tripoli.

Ndërkohë, presidenti amerikan Barak Obama tha se SHBA-të do ta transferojnë rolin udhëheqës \"brenda ditëve\" për të siguruar që të ndahet barra nga zbatimi i rezolutës së Kombeve të Bashkuara kundër Gadafit.

Gjatë një vizite në Kili, Obama tha se aksioni amerikan do të jetë i kufizuar, ndërsa misioni komandues i shkurtër.

Megjithatë, Obama tha se pozicioni zyrtar i Uashingtonit është se lideri libian Gadafi duhet të largohet.

Kryeministri britanik, David Cameron tha sot në parlamentin e vendit se koalicioni ka \"neutralizuar\" mbrojtjen ajrore të Libisë dhe ka bërë \"përparim të mirë\" në arritjen e objektivit të tij për të mbrojtur civilët.

Kryengritësit libianë, të cilët po përpiqen t’i japin fund sundimit 42 vjeçar të Gadafit, përfituan nga sulmet e koalicionit ndërkombëtar kundër objektivave ushtarake të qeverisë libiane, duke përparuar në territore, që i humbën gjatë ofensivës së forcave qeveritare në 10 ditët e fundit.

Ndërkohë, zyrtarët libianë pohuan sukses në qytetin Misrata, duke thënë se ai tash është në duart e mbështetësve të Gadafit.

Këshilli i Sigurimit ka refuzuar kërkesën e Libisë për mbledhje të jashtëzakonshme për të diskutuar mbi sulmet ajrore ndaj këtij vendi pas vendosjes së zonës së ndalim fluturimeve.

Në vend të saj, Këshilli ka vendosur që të enjten të mbajë një takim për të diskutuar se si po zbatohet rezoluta për mbrojtjen e civilëve në Libi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)