Vazhdojnë aksionet policore për lirimin e pronave të uzurpuara
Prishtinë, 16 qershor - Policia e Kosovës, me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Deçan, përmes Drejtorisë dhe Njësisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit ka realizuar planin operativ Prona 2, i cili ka pasur për qellim largimin e uzurpatorëve nga pronat nën menaxhimin e AKP-se që gjenden në komunat e Junikut, Deçanit dhe të Gjakovës.
Në këtë operacion policor i cili u realizua në bashkëpunim me zyrtar të zyrës rajonale te AKP-se, kanë marr pjesë edhe zyrtar policor të njësiteve të ndryshme policore nga DRP-Pejë dhe DRP-Gjakovë.
Gjatë këtij operacioni zyrtarët kompetent kanë vendosur shiritat dhe shenjat zyrtare në pesë (5) lokacione me sipërfaqe 285 hektar, të privatizuar nga AKP-ja vite më parë.
Lidhur me rastin janë intervistuar 8 (tetë) persona të dyshuar, si dhe pritet të intervistohen edhe disa të tjerë të cilëve iu janë dërguar ftesat zyrtare për paraqitje në Polici.
Në operacion kanë marr pjesë hetuesit e NJHRKEK- Prizren, NJRSH-DRP-Prizren, NJRSH-DRP-Gjakovë, krim teknika nga DRP-Gjakove dhe DRP- Prizren, një patrullë e policisë nga SP Junik, tre hetues nga DRP Gjakove.
Hetimet e kryera janë bërë në bashkëpunim me prokurorin e shtetit dhe në konsultim me të rasti shkon ne procedurë te rregullt.