12 Maj 2024

Vazhdohet paraburgimi për Naser Kelmendin

Prishtinë, 30 prill - Sot, një gjyqtar ndërkombëtar i procedurës paraprake në Gjykatën Themelore të Prishtinës e miratoi kërkesën e një prokurori të EULEX-it nga Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK) për vazhdimin e paraburgimit të Naser Kelmendit deri më 7 korrik 2014.

Naser Kelmendi është arrestuar në muajin maj 2013 në bazë të një urdhri të lëshuar nga një prokuror ndërkombëtar nga PSRK-ja, i cili i kishte filluar hetimet për këtë rast.

I pandehuri është duke u hetuar për Krim të organizuar, Vrasje dhe Trafikim të drogës. Këto janë veprat e njëjta për të cilat ai ishte hetuar nga autoritetet shtetërore në Bosnje e Hercegovinë.

Gjyqtari i procedurës paraprake vlerësoi se PSRK-ja ka vërtetuar se ekzistojnë arsye bindëse dhe të bazuara për të besuar se ekziston mundësia e kërcënimit me dhunë gjë që e arsyeton vazhdimin e jashtëzakonshëm të paraburgimit edhe për dy muaj të tjerë.

Palët kanë të drejtë ankese kundër këtij vendimi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)