Vazhdohet paraburgimi për Dragoljub Delibasicin
Mitrovicë, 2 maj - Sot, një gjyqtar i procedurës paraprake i Gjykatës Themelore në Mitrovicë e ka miratuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Kosovës (PSRK) dhe ia ka vazhduar paraburgimin të pandehurit Dragoljub Delibasic edhe për dy muaj, deri më 4 korrik 2014.
Gjyqtari i procedurës paraprake vlerësoi se vazhdonte të ekzistojë rreziku i arratisjes dhe i mundësisë së ndikimit të dëshmitarëve nga ana e të pandehurit, ndërsa për momentin nuk ekziston ndonjë masë më e bute që do të mund të shqiptohej.
Paraburgimin e Delibasicit e kishte caktuar fillimisht Gjykata Themelore e Mitrovicës pas arrestimit të tij më 4 shkurt 2014. Ai dyshohet për nxitje të kryerjes së vrasjes së rëndë dhe nxitje për të kryer tentim të vrasjes së rëndë. Të gjitha palët kanë të drejtë ankese.