Vajza rrah anëtarët e familjes, i gjendet drogë në dhomë
Prishtinë, 31 korrik - Ankuesi mashkull shqiptar nga Prishtina ka raportuar se vajza e tij ka shkaktuar dhunë fizike ndaj anëtarëve të familjes së saj.
Në vendin e ngjarjes, në dhomën e të dyshuarës është gjetur dhe konfiskuar një kavanoz me një sasi të substancës së dyshuar narkotike të llojit marihuanë.
Policia njofton se të dyshuarës i është ofruar tretman mjekësor dhe me vendim të prokurorit, pas intervistimit e njëjta është liruar në procedurë të rregullt.