Vagoni plagos nëntë persona në stacion, mes tyre 3 policë
Fushë Kosovë, 3 mars Një aksident i rëndë ka shkaktuar plagosjen e nëntë personave në Fushë Kosovë mbrëmjen e djeshme.
Sipas të dhënave zyrtare të policisë së Kosovës, autori i aksidentit, duke manovruar me lokomotivën ka goditur një vagon i cili ka lëvizur nga vendi dhe me ketë rast ka lënduar nëntë persona.
Sipas policisë, tetë prej të lënduarve janë meshkuj ndërsa mes tyre ndodhet një femër, e plagosura e nëntë. Të gjithë ata i shin duke pritur në stacion kur u goditën nga vagoni.
Mes të lënduarve mësohet se janë edhe tre efektiva të policisë së Kosovës të cilët kanë marrë plagosje të lehta pa rrezik për jetën. Të plagosurit janë dërguar ne emergjencë ndërsa është ndaluar autori i aksidentit.