Ushtruesi i detyrës së Komandantit të Operacioneve Civile e viziton EULEX-i
Prishtinë, 9 prill - Ushtruesi i detyrës së Komandantit të Operacioneve Civile të BE-së, Gilles Janvier, do ta vizitojë EULEX-in më 9 dhe 10 prill, gjatë së cilës kohë do ti vlerësojë operacionet aktuale të Misionit, do të takohet me personelin e EULEX-it që punon në Mitrovicë dhe në Prishtinë dhe do tju drejtohet atyre personalisht, si edhe do të takohet me përfaqësuesit e shteteve kontribuuese.
Përveç kësaj, z. Janvier do ta shfrytëzojë rastin që të takohet me Zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Drejtësisë të Kosovës, Hajredin Kuçi, dhe me PSSP-në, Ambasadorin Farid Zarif në takime të ndara të enjten më 10 prill.