Ushtrimi i përbashkët KFOR-EULEX Fajkoi i Ballkanit 4-2010
Prishtinë, 25 tetor - Nesër, KFOR-i dhe EULEX-i do të kryejnë një ushtrim të përbashkët në Kampin Vrellë.
Qëllimi i këtij ushtrimi është forcimi i mëtutjeshëm i bashkëpunimit në mes të EULEX-it dhe KFOR-it në mënyrë që të trajnohen procedurat standarde operative.
Ushtrimi është pjesë e një cikli të gjatë ushtrimesh që ka për qëllim përparimin e ndërveprueshmërisë dhe aftësive të KFOR-it.
KFOR-i dhe EULXE-i, së bashku me institucionet tjera në Kosovë dhe Praninë Ndërkombëtare Civile, janë duke synuar një stabilitet dhe paqe në bazë të mandateve të tyre të caktuara.