Ushtria Shqiptare rol të veçantë për trajnimin e FSK-së
Prishtinë, 2 shtator - Presidenti Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu zhvilloi një takim me shefin e Ushtrisë Shqiptare gjeneralin Maksim Malaj.
Sejdiu falënderoi gjeneralin Malaj për përkrahjen që po jep Ushtria Shqiptare, si anëtare e NATO-s, për ngritjen dhe profesionalizimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Në këtë takim, u theksua se bashkëpunimi i ndërsjellë i vendeve të rajonit për paqe dhe stabilitet ndikon drejtpërdrejt në përshpejtimin e integrimit të kësaj pjese të Evropës Juglindore në strukturat euroatlantike.