Ushtria franceze kërkon punësimin e 10 mijë ushtarëve të rinj
Paris, 18 janar - Forcat tokësore franceze në kulmin e përleshjeve në Mali, kanë filluar operacionin për punësimin e 10 mijë forcave të reja.
Sipas agjencisë Reuteurs, ndërkohë që forcat franceze në Mali po luftojnë me kundërshtarët e qeverisë së këtij vendi, ministria e mbrojtjes franceze ka filluar punën për punësimin e 10 mijë forcave të reja tokësore.
Gjatë dyshimeve të krijuara në lidhje me pjesëmarrjen e të rinjëve francezë në këtë projekt, për shkak të sulmit të Francës në Mali, Jean Yves Drian, ministri francez i mbrojtjes ka thënë: \"Nuk mendoj që ndërhyrjet ushtarake franceze në Mali të kenë ndikim negativ ndaj tendencave të të rinjëve francezë për tu bashkuar me ushtrinë e këtij vendi.
Sipas këtij raporti, forcat ushtarake franceze do të vazhdojnë të tërheqin të rinjtë për të marrë pjesë në ushtrinë e këtij vendi.
Ndërkohë që shifrat e papunësisë në Francë janë në rritje, autoritetet franceze e cilësojnë punësimin në ushtrinë e këtij vendi si një rrugëzgjidhje për uljen e papunësisë