06 Maj 2024

Ushtria e Shqipërisë i ofron mbështetje FSK-së për operacionin në Restelicë

Prishtinë, Tiranë, 13 shkur - Komandanti i Forcës ë Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Kadri Kastrati ka pranuar ngushëllimet për tragjedinë e ndodhur në Restelicë nga shefi i Shtabit të Ushtrisë së Republikës së Shqipërisë, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi.

Më këtë rast, gjeneralmajor Gjunkshi, ka shprehur edhe admirimin për angazhimin maksimal në operacion të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe ka lavdëruar angazhimin e pjesëtarëve në operacion. Shefi i Shtabit të Ushtrisë Shqiptare po ashtu ka ofruar ndihmën e Ushtrisë Shqiptare, në rast nevoje.

Shefi i Shtabit Gjeneralmajor Gjunkshi shprehu gatishmërinë për ta ndihmuar Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe popullin e Kosovës në raste të tilla, ashtu sikurse Forca e Sigurisë së Kosovës ka qenë e angazhuar dy here në mision gjatë vërshimeve në Shkodër.

Komandanti i FSK-së, gjeneralmajor Kadri Kastrati e ka falënderuar Shefin e Shtabit të Ushtrisë Shqiptare, për ngushëllimet si edhe për gatishmërinë për t\'\'i dal në ndihmë popullit të Kosovës në rast fatkeqësive, si edhe ka shpreh bindjen se FSK-ja ka kapacitete të mjaftueshme për ta përballuar këtë situatë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)