Ushtria e SHBA-së dhe FSK-së realizojnë aktivitet të përbashkët
Ferizaj, 16 qershor - Kadetët e Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe Kadetët e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) realizojnë nja aktivitet të përbashkët në Ferizaj.
Aktiviteti i përbashkët të Kadetëve të Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës(ShBA) dhe Kadetëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ferizaj, zhvillohet sot nga ora 9:00 duke filluar nga ambientet para ndërtesës së Kuvendit Komunal në Ferizaj
Me këtë rast për ta përkrahur këtë aktivitet të pranishëm do të jenë Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama dhe Atasheu i Mbrojtjes i SHBA-ve pranë Ambasadës amerikane në Prishtinë, kolonel Chad Boots.
Sipas projektit të iniciuar nga Departamenti i Marrëdhënieve Ushtarake-Civile i ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe ai i Zyrës për Bashkëpunim Civil të Ambasadës amerikane, është paraparë pastrimi i ambientit nga Stacioni i Policisë deri në rrugën e Varoshit, në Ferizaj, kryesisht pastrimi i hapësirës përgjatë hekurudhës.