27 Janar 2025

Ushtria e Kosovës do të jetë forcë profesionale

Prishtinë, 20 qershor - Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka pritur në takim Ministren e Mbrojtjes së Republikës së Sllovenisë, Andreja Katič.

Presidenti Thaçi e ka falënderuar ministren Katič për përkrahjen e vazhdueshme të Sllovenisë dhe ka shprehur gatishmërinë që bashkëpunimi i mirë ndërmjet Kosovës dhe Sllovenisë të thellohet edhe më shumë në të ardhmen.

Ministren Katič, presidenti Thaçi e ka njoftuar edhe për bashkëpunimin rajonal të Kosovës.

“Kemi bashkëpunim të mirë bilateral, bashkëpunim politik, ekonomik dhe kulturor me vendet e rajonit, madje edhe me ato që nuk e kanë njohur Kosovën”, ka thënë presidenti Thaçi.

Ministrja e Mbrojtjes e Republikës së Sllovenisë, Andreja Katič, është shprehur e kënaqur me bashkëpunimin në mes dy vendeve.

Presidenti Thaçi e ka njoftuar ministren Katič edhe për transformimin e FSK-së në Forcë të Armatosur të Kosovës.

Ai ka thënë se ushtria e Kosovës do të jetë forcë profesionale, në përputhje me standardet e NATO-s, shumetnike dhe në shërbim të të gjithë qytetarëve të Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)