Ushtari gjerman tentoi dhunimin e kosovares në bazën Film City
Prishtinë, 20 mars - Një ushtar i KFOR-it gjerman në Kosovë është larguar nga shërbimi ushtarak pasi ndaj tij janë ngritur akuza për tentim dhunimi të një femre kosovare.
Siç informojnë mediat gjermane, ushtari akuzohet se me datën 8 Mars në bazën ushtarake Film City ka tentuar të dhunoj një punonjëse kosovare.
Oficierët ushtarak përgjegjës të KFOR-it gjerman kanë mbledhur faktet e duhura dhe kanë marrë vendimin që këtë paqëruajtës të shkarkojnë nga detyra dhe ndaj tij të ngritet akuzë para një Gjykate në Gjermani, informon agjencia e lajmeve INA.
Gjykata në Ellwangen ka nisur procesin kundër oficerit gjerman, ndaj të cilit është ngritur një akuzë për tentim për përdhunim sekusal ndaj një punonjëse kosovare e cila shërbente si punëtore pranë Bundeswehr-it gjerman në Kosovë.