05 Maj 2024

Ushtarët grekë tërhiqen nga Kosova

Athinë, 4 dhjetor - Gazeta greke “Kathimerini” njofton se forca ushtarake greke është larguar nga Kosova.

Forca ushtarake greke që ka qënë në kuader të KFOR-it është tërhequr pas 13 vjetësh të pranisë në këtë rajon të nxehtë të Ballkanit perëndimor, për shkak të krizës ekonomike që po kalon Greqia.

\"Qeveria e Athinës ka deklaruar se buxheti nuk mund të përballojë një shpenzim të tillë, në kohët e vështira që po përjeton shoqëria greke dhe i ktheu përsëri në vend rreth 200 ushtarë e oficerë, të cilët ishin të vendosur në bazën \"Rigas Feraios\" në Ferizaj, e cila u evakuua\", citohet në shkrimin që ka për autor gazetarin e njohur Stavros Ximas.

Sipas tij, me largimin e forcës greke, ELDYK, shuhet tani prania ushtarake greke në Ballkan, që u zhvillua në periudhën e krizës jugosllave, me njësitë e organizuara në Bosnje, Shqipëri dhe Kosovë, por edhe me konsulencë teknike, pajisje e furnizime ushtarake për ushtrinë sllavomaqedonase, gjatë konfliktit të vitit 2001 në ish Republikën Federale të Maqedonisë.

Në këndvështrimin e gazetarit, ky zhvillim nuk është i mirë për interesat kombëtare greke. “Greqia nuk mund dhe nuk duhet të mungojë (edhe ushtarakisht) në formësimin realitetin e ri në kufirin verior, ku ka interesa të mëdha ekonomike dhe ku çështjet kombëtare mbeten të hapura.

Autori thekson se “ushtria greke, me praninë e saj diskrete, sjelljen e patëmetë kontribuoi shumë në ndryshimin e klimës armiqësore që përfshiu elementin shqiptar, i cili e shihte Greqinë si një aleat besnik të serbëve”.

Në fund citohen fjalët e ish - kryetarit të komunës së Ferizaj Bajrush Xhemajli, drejtuar komandantit të forcës greke ELDYK, Jorgos Haxitheofanus: \"Ne kurrë nuk do t’ju harrojmë dhe kjo trashëgimi e ushtarëve grekë nuk duhet të humbasë”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)