USAID përmbyll aktivitetet e profesionit ligjor në Kosovë
Prishtinë, 24 mars - Drejtori i misionit të USAID-it në Kosovë James Hope, i shoqëruar nga Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës Ibrahim Dobruna, ushtruesja e detyrës së Dekanit të Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës Gjyljeta Mushkolaj, dhe Presidenti i Kolegjit Iliria Mixhait Reçi, do të flasë me rastin e evenimentit të mbylljes së aktivitetit të USAID-it Profesioni Ligjor në Kosovë.
Aktiviteti i Profesionit Ligjor në Kosovë punoi në mbështetjen e sundimit të ligjit përmes forcimit të profesionit ligjor në Kosovë.
Ky aktivitet ndërtoi mbi bazën e përkrahjes paraprake nga USAID-i dhe donatorë të tjerë të Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës (UPLF), Kolegjit Iliria, dhe Odës së Avokatëve të Kosovës (KBA).
Gjatë kohëzgjatjes së aktivitetit, USAID-i siguroi asistencë teknike dhe trajnime për profesionistët ligjor aktual dhe ata të ardhshëm.
Krahas kësaj, aktiviteti adresoi edhe çështjet e ndërthurura si pjesëmarrja, të drejtat pronësore, bashkërendimi, përshtatja BE-së, si dhe raportet gjinore dhe komunitetet minoritare.
Profesioni Ligjor në Kosovë i USAID-it, ishte një aktivitet trevjeçar i cili filloi në janar të vitit 2012 dhe u implementua nga Qendra Kombëtare për Gjykata Shetërore (NCSC) në partneritet me Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës dhe Kolegjin Iliria.