USAID ndihmon në përmirësimin e komunikimit të KGJK-së dhe gjykatave
Prishtinë, 28 shtator - Ushtruesi i Detyrës së Zëvendës Drejtorit të Misionit Mark Isom dhe Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK) Nehat Idrizi do të flasin në ngjarjen e organizuar mbi përmirësimin e komunikimit nga KGJK-ja dhe gjykatat.
Programi i USAID-it për Fuqizimin e Sistemit të Drejtësisë në partneritet me organizatat e shoqërisë civile (OSHC) ka inicuar një sërë aktivitetesh të reja për të përmirësuar transparencën e gjyqësorit dhe KGJK-së duke përmirësuar komunikimin me qytetarë dhe opinionin e gjere publik; përmirësim të shërbimeve të ofruara nga gjykatat bazuar në vlerësimet e qytetarëve; dhe ngritjen e njohurisë dhe kuptimit më të mirë të publikut mbi sistemin e gjykatave në Kosovë.
Përmes Programit për Fuqizimin e Sistemit të Drejtësisë, USAID-i tashmë është duke ndihmuar në forcimin e sundimit të ligjit përmes një sërë projektesh siç është ndihma për të zvogëluar lëndët e vjetra dhe punimi më i shpejtë i lëndëve.
Aktivitetet e reja do të plotësojnë edhe më tej përpjekjet për t’i dhënë shtytje kërkesave për transparencë më të madhe, arritje të publikut dhe komunikim, si dhe reforma të udhëhequra nga kërkesa.