18 Janar 2025

USAID mbështet sistemin e drejtësisë në Kosovë

Prishtinë, 13 prill - Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), Blerim Isufaj, sot ka pritur në takim John Ferry nga Programi i USAID-it për Fuqizimin e Sektorit të Drejtësisë në Kosovë.

Me këtë rast, kryesuesi Isufaj vlerësoi bashkëpunimin dhe mbështetjen që ka dhënë dhe po jep USAID-i për sistemin prokurorial të Kosovës.

Ai me këtë rast në emër të KPK-së shprehi gatishmërinë e tij për vazhdim dhe thellim të bashkëpunimit në mes të KPK-së dhe USAID-it.

Në anën tjetër, përfaqësuesi i USAID-it, John Ferry, i cili për herë të dytë po qëndron në Kosovë, në mbështetje të sistemit të drejtësisë, vlerësoi punën që ka bërë dhe është duke e bërë Këshilli Prokurorial i Kosovës.

Gjatë këtij takimit, me theks të veçantë u diskutuan punët e bëra nga organet disiplinore brenda institucioneve të sistemit të drejtësisë së Kosovës, mundësia e thellimit të komunikimit dhe bashkëpunimit në mes tyre dhe gjetja e rrugëve më të lehta për përfundim sa më të shpejtë dhe profesional të rasteve disiplinore.

Të dy bashkëbiseduesit u pajtuan që të bëhet një punë më e madhe koordinuese në mes të institucioneve të sistemit të drejtësisë, për krijimin e një infrastrukturës ligjore, por edhe të mekanizmave tjerë, që do të siguronin kushte më të mira për efikasitet dhe shpejtësi në punët e organeve të tyre disiplinore.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)